Sipas Gazment Bardhit, Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me atë policor që sipas tij, janë veprime në shkelje të Kushtetutës dhe dhunim flagrant i të drejtave të njeriut.
Përmes një statusi në Facebook, Bardhi thekson se ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia thellon sjelljen antidemokratike të Ramës dhe minon procesin e integrimit.
“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.
Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Bardhi.