Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nisë më ëmbël se zakonisht, me një urim të veçantë për 14 Shkurtin, që njihet ndryshe dhe si dita e të dashuruarve.
Meta ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e ti,j kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, ku të dy shfaqen mjaft të qeshur pranë një lëndine dhe në diçiturën e fotos presidenti uron më shumë dashuri për të gjithë shqiptarët.
“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Meta krahas fotos me Kryemadhin, e cila duket të jetë shkrepur gjatë vitit të kaluar në Prevallë, duke qenë se çifti presidencial zgjodhi që pushimet e verës ti kalonte mes bjeshkëve.
Meta dhe Kryemadhi janë prindër të tre fëmijëve, po duket se intesiteti me të cilin përballojnë angazhimet e tyre politike, bën që të mbajnë larg marrëdhënien e tyre në çift, përpara publikut.
Por mesa duket presidenti sot është treguar paksa zemërlëshuar, ndërsa Kryemadhi ende nuk e ka bërë një postim të të njëjtës natyrë.