Amber Hickford, një mësuese e re shkence ne Britani, e cila vuante nga një infeksion në traktin urinar, ka ndërruar jetë nga mbidoza e qetësuesve. Pak orë para se të vdiste, 26 vjeçarja ka telefonuar urgjencën duke iu dhënë si simptoma halucinacione dhe marramendje, mirëpo urgjenca nuk i është përgjigjur thirrjes së saj.
Ata i kanë kërkuar të shkonte vetë deri në spital pasi nuk mund t’i dërgonin ambulancë. Sipas tyre çështja e saj nuk ishte urgjente. 26 vjeçarja është gjetur e vdekur nga i dashuri, Jason Hanmer i cili ka telefonuar përsëri ambulancën.