Shpëtim Agolli kreu Shoqatës së Biznesit të Vogël i ftuar në Fax News foli në lidhje me problematikat që po haset ky biznes në vend.
Agolli u shpreh se shumë biznese të vogla po detyrohen që të ulin qepenat dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit shikon “Jepet me qera”.
Ai theksoi se sot ka largim masiv jo vetëm të rinjëve, dje e pash në mediat që janë larguar 3000 mjekë, detyrohen të rinjtë që të largohen nga ky vend, sepse me pagat që marrin nuk kanë mundësi.
“Nuk është situata që qeveria me politikat e saj fiskale duhet të stimulojë bizneset e vogla. Këto gjigandët kanë hapur supermarkete në lagje dhe detyrohen ushqimoret që të mbyllin bizneset e vogla.Sot i varfëri po varfërohet dhe i pasuri po pasurohet. “- u shpreh Agolli.
Sa i përket punësimit të të huajve në vend Agolli deklaroi se ato do ta përdorin vendin si vend transit, ndërkohë që shtoi se me vizat online ekziston rreziku që të vijnë persona me precedent penalë.
“Ai thotë vijnë sepse punojnë me 200 dollarë që do të marrin këto këtu, po një shtëpi do ta marrë ai në Tiranë, dhe një shtëpi kushton 200 dallarë. Le punonjësit shqiptar pa bukë dhe merr nga jashtë vendit. Ato e perdorin si pikë tranzitore. Me këto vizat online që thonë, këtë se kontrollon dot se çfarë njerzish janë mund të jenë me precedente kriminale.”- tha Agolli.