13:45 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U shoqërua me dhunë nga gardistët e Ramës, flet studenti Kita: Jemi ndjerë të tallur nga pakti, Veliaj u frikësua dhe s’erdhi në ceremoni

10:00 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shoqërua me dhunë nga gardistët e Ramës, flet studenti Kita: Jemi ndjerë të tallur nga pakti, Veliaj u frikësua dhe s’erdhi në ceremoni

Ditën e djeshme disa aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, i prishën takimin kryeministrit Edi Rama, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Me thirrje nga salla, studentët u shprehën se arsimi është bërë vetëm për të pasurit, pasi të varfërit nuk kanë mundësi që të paguajnë tarifat e kripura. (lexo edhe ketu lajmin)

Njëri prej aktivistëve, Emiljando Kita, ka folur në Fax News lidhur me momentet e shoqërimit, duke thënë se është e pa drejtë që në një shoqëri demokratike, të ketë mohim të së drejtës së fjalës.

Kita tha se në këtë takim ishte parashikuar që të ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por që ka hequr dorë në momentet e fundit.

“Kemi qenë dy aktivistë të Lëvizjes për Universitetin që jemi shoqëruar pas i ndëpremë fjalën e kryeministrit, në komisariatin numër 1 në qytet. Ne thamë që sot arsimi është e drejtë vetëm e të pasurve, për shkak të tarifave shumë të larta, këtë u përpoqëm që të thoshim.

U nxorëm me dhunë nga salla, na shoqëruan në komisariat dhe na mbajtën për rreth 3 orë. Nuk ka pasur as edhe një lloj arsyeje që ne të dhunoheshim, madje nuk ka pasur asnjë arsye që ne të shoqëroheshim.

Le të riktheksojmë se problemet që ne na janë shkaktuar, i pari është cënimi i demokracisë në universitete, pakti ka qenë një tallje e vërtetë për studentët, si dhe ligji i lënë në fuqi, nuk ka sjellë asnjë të mirë për studentët, kjo është një gjë skandaloze.

Ne kemi ulje vetëm në bluzat e Noizyt. Ne jemi të sigurt që studentët do të dalin sërish në rrugë, dhe do të jenë edhe më të shumtë në numër.

Ne jemi ndjerë të tallur kur kemi dëgjuar që kryeministri do të ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë, në një kohë kur ai e ka shkatërruar të gjithë sistemin.

Erion Veliaj e ka anuluar pjesëmarrjen në minutat e fundit në ceremoni, pasi ai e ka frikë përballjen me studentët”, u shpreh Kita.

Më poshtë ndiqni dhe videon e momentit të shoqërimit të Kitës:

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama dje është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Por fjala e kryeministrit, u ndërpre në dy raste nga të pranishmit në sallë. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”,-tha Kryeministri.

Më pas Rama bënte thirrje duke ju drejtuar gardistëve që të riut ti japin “një recetë”, dhe garda zbatoi urdhërat e shefit duke e marrë me dhunë të rijntë që ti nxjerrë jashtë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: emiljando kita
Pas

“Biznesi i vogël nuk po stimulohet nga qeveria”, Agolli: Supermarketet e mëdha “detyrojnë” ushqimoret e vogla të mbyllen

Para

“Spartak Ngjela në ‘shalët’ e Ramës”, memet që po ‘ziejnë’ në rrjet pas lëvizjeve të befasishme të Metës

Para
“Spartak Ngjela në ‘shalët’ e Ramës”, memet që po ‘ziejnë’ në rrjet pas lëvizjeve të befasishme të Metës

"Spartak Ngjela në ‘shalët’ e Ramës", memet që po 'ziejnë' në rrjet pas lëvizjeve të befasishme të Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ 34-vjeçarja humb jetën në banesë, dyshohet arrest kardiak

Elbasan/Procedime penale për vjedhje dhe dëmtim prone

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.