Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, teks apo jepte një konferencë për mediat u ka kërkuar grave që të bëjnë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”.
Këto deklarata erdhën në kuadër të prezantimit të planit kombëtar të kujdesit shëndetësor të grave.
“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël”, i tha Maduro një gruaje që ndoqi ngjarjen e kujdesit shëndetësor.
“Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte “java e grave”, një referencë për Ditën Ndërkombëtare të Grave në 8 Mars.
Deklarata e Maduros u prit me zemërim në Tëitter. Manuela Bolivar, një anëtare e Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita është shprehur se; “Spitalet nuk funksionojnë, vaksinat janë të pakta, gratë nuk mund të ushqejnë me gji sepse janë të kequshqyera ose nuk blejnë qumësht për fëmijë sepse është e papërballueshme, dhe vendi përballet me migracion të detyruar për shkak të emergjencës humanitare.”