Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me COVID 19 pas tamponit që ka kryer dhe është një nga të prekurit e rinj të 24 orëve të fundit. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Brataj ka kryere testin pasi ka pasur dyshime se është i prekur nga koronavirus duke rezultuar dhe pozitiv.
Mjeku është parë dje ndërsa hynte në Spitalin Infektiv me maskë dhe doreza, ndërsa burime për faxweb.al bëjnë me dije se ai sot është karantinuar në banesë.
Brataj dje në Spitalin Infektiv
Brataj është dhe pjesë e Task Forcës të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ku bën pjesë dhe vetë ministrja Manastirliu ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë se nga cili kontakt është infektuar.
Sot nga të dhënat zyrtare rezulton se janë 123 të infektuar në të gjithë vendin dhe 5 të vdekur për shkak të COVID 19.