Analisti dhe ish- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve Ylli Dylgjeri ka reaguar me një status në rrjetin social në Facebook në lidhje me lajmin që deputeti i opozitës së re në parlament Adriatik Alimadhi është prekur me Covid-19.
Teksa shpreh keqardhjen për këtë lajm ai ironizon komunistët dhe socialistët që nuk janë prekur me këtë virus por u infektua Alimadhi, kujtojmë se Adriatik Alimadhi është kryetari i Partsë Balli Kombëtar.
Postimi i plotë
“U sëmur dhe një Ballist!
Me dhimbje po e them; por sërisht ballisti Alimadhi
u gjet per tu sëmurur me koronavirusin. Keqardhje.
Asnjë komunist, socialist, apo majtis nuk kapi virusi! Të shkuara Alimadh!
Viti 1944 vijon…”