07:12 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas rrëzimit të qeverisë, Mustafa i “trembet” një rebelimi të Kurtit: Kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm

22:00 | 30/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit kosovar, dërgohet në Gjermani për shërim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me reagimet publike pas mocionit të mosbesimit që çoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

Ai thote se diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.

Postimi i plotë

“Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?
Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.

Për kënd destinohen të gjitha këto?!Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!
Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët!

Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës.
Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz.

Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.

Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin!
Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani.

Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.
Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç’zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike.

Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çerekun tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë.

Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marr më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është luftë e një individi, por është përgjegjësi e institucioneve. Jam nga ata që jam shprehur publikisht se LDK me VV-në mund ta bëjnë këtë luftë më me sukses. Por jo si luftë të dosieve, jo si revansh politik, por si proces ligjor. Së këndejmi askush nuk më bind që LDK nuk e bënë këtë punë dhe përgjegjësitë e tjera të shtetit në qeverinë e ardhshme më mirë dhe më pastër sesa VV.

Janë të pabindshme dhe qesharake deklaratat se disa njerëz që po e përkrahin VV-në por edhe disa në VV-së janë rojtarë (gardianë) të rugovizmit. Popullizmi dhe rugovizmi s’kanë asgjë të përbashkët. Duhet të besojmë në të vetëveten, të mos u nënshtrohemi fushatave, të cilat e dëmtojnë vendin tonë. IM

 

Etiketa: Isa Mustafa
Pas

“Nuk janë karamele dhe antiviralë”, mjeku thirrje të rëndësishme: Mos përdorini…

Para

Dokumenti/ Si liroi ministrja Gjonaj nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA-së

Para
Dokumenti/ Si liroi ministrja Gjonaj nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA-së

Dokumenti/ Si liroi ministrja Gjonaj nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.