Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi me një status në rrjetin social Facebook ka akuzuar qeverinë se po bën propagandë boshe në lidhje me premtimin për tua dërguar pensionistëve pensionin në shtëpi në mënyrë që të mos dalin nga shtëpia.
Premtimi I qeverosë për të dërguar pensionin në shtëpi të moshuarve vjen në kuadër të msave ndaj koronavirusit.
Postimi i plotë
“Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare! Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit. Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e coëid19 . Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
Qytetarëve të pa punë Të punësuarve në biznesin e vogël Bujqve dhe fermerëve Përpara të sëmurëve invalidë Përpara pensionistëve Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet… Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat. Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran”, shkruan Gjunshki.