Burimet policore bëjnë me dije se një shtetas 65 vjeç, nga Kruja, është aksidentuar nga automjeti tip kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, në Thumanë. Shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.