Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Zonë e Lirë” i është përgjigjur pyetjeve rreth situatës pasndemike që po kalon vendi nga koronavirusi.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit “se a mendon që është biri i Zotit”, marrë shkas se prej muajit nëntor kur ndodhi termeti i 26 nëntorit dhe tani me koronavirusin si kryeministër i vendit i ka takuar që të udhëheqë “këto luftëra të errëta”, siç i quajti Çani.
Arjan Çani: “A mos ndoshta je biri i Zotit dhe ne nuk e dimë?
Edi Rama: “Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit ishte betejë e jashtëzakonshme, kjo është lufta e tretë botërore dhe është një luftë ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë ende kapacitete të kundërsulmojnë por janë në mbrojtje… Gjyshja im thoshte: Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha”.