Burime nga Komisariati i Himarës bëjnë me dije për Faxweb.al se janë shoqëruar dhe proceduar penalisht disa shtetas me banim në Himarë për ngritjen e kryqit me flamur grek.
Mësohet se ndaj tyre është ngritur akuza e ndërtimit pa leje. Policia ka kryer të gjitha procedurat përkatëse ndaj këtyre shtetasve, ndërsa po vijojnë hetimet ndaj tyre.
Ditën e djeshme historiani Arben Llalla me anë të disa fotove dhe videove denoncoi vendosjen e kryqit grek pa leje në Himarë, nga përfqësues të OMONI-as me flamurin e Vorio-Epirit.
“Provokon Greqia në kohën e koronavirusit, në Himarë vendoset kryqi grek: Ta shikojnë mirë shqipot!”