Kreu i opozitës, Lulzim Basha është fotografuar sot nga paparazzi teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.
Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.
Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, vetëm njëri prej familjarëve lejohet të kryej blerjet e ushqimeve apo shpenzimet e tjera.
Duket se Basha ka vendosur të marrë përsipër këtë rol, duke lënë në shtëpi bashkëshorten, dhe fokusi i tij fillimisht ka qenë te rafti ku janë vendosur produktet e higjenës personale.
Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se një pjesë e mirë e qytetarëve ruanin radhën dhe distancimin fizik.
Postimi i Bashës:
Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.
Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.
Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!
E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.
Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim.