Industria e seksit po ndryshon. Nëse dikur kufizoheshin brenda dritave të kuqe dhe kishin dikë që i menxhanote, sot gjërat janë ndryshe.
Një investigim 6 mujor i bërë nga BBC tregon çfarë ndodh me vajzat që kanë zgjedhur këtë profesion dhe fitimet që ato marrin, duke punuar nga shtëpia nëpërmjet internetit.
Kjo nuk është diçka e panjohur për britaniket, pasi që nga pornografia në internet, deri tek kamera, britanikët kanë shitur seks me internet për vite me radhë,
Mirëpo, një valë e rë në mediat sociale po zbulon se vajzat tashmë po përdorin një tjetër metodë, shitjen e fotove dhe videove nudo.
Bota e ‘OnlyFans”, është një platformë e mediave sociale ku përdoruesit mund të paguajnë tarifa abonimi mujore për të zbuluar përmbajtjet erotike.
Një prej grave të paraqitura në dokumentar, Lauren, e la punën e saj 18 muaj më parë për t’u përqëndruar në karrierën e saj me kohë të plotë në “OnlyFans”.
“Fitoj më shumë se 29 mijë paund në muaj, jam e kënaqur”, ka thënë 23-vjeçarja.