06:59 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Gjobë’ 2 milionë dollarë OSHEE-së, gjyqtari Desart Avdylaj thyen urdhrin e KLGJ-së. Thërret seancë me dhjetëra persona të pranishëm

22:05 | 13/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Gjobë’ 2 milionë dollarë OSHEE-së, gjyqtari Desart Avdylaj thyen urdhrin e KLGJ-së. Thërret seancë me dhjetëra persona të pranishëm

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin për pezullimin e veprimtarive gjyqësore, Gjykata e Apelit në Durrës ditën e nesërme do të zhvillojë një seancë të thirrur nga gjyqtari Desart Avdylaj kundër OSHEE-së, ndaj së cilës kërkohet shlyerja e një dëmshpërblimi 2 milionë dollarë.

Në sallë burime bëjnë me dije se pritet të marrin pjesë rreth 30 persona ndërsa kjo bie në kundërshtim të hapur me rregullat dhe udhëzimet e lëshuara nga autoritetet shtetërore në kuadrin e shmangies së grumbullimeve.

Vendimi mësohet se është marrë në mungesë të transparencës, ndërkohë që nga ana tjetër zhvillimi i procesit rrezikon përhapjen e virusit korona.

Një vendim i tillë vjen në kohën kur OSHEE lajmëroi edhe uljen e rrogave të punonjësve të saj në varësi të shumës që merrnin por që arrinte deri në 30%.

Në 24 mars KLGJ vendosi të pezullojë punën në gjykata. KLGJ vendosi vetëm vijimin e seancave për masat e sigurisë pasi në çdo rast  të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi parësore sigurisë së publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara. Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19”, shkruhet ndër të tjera në vendim..

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Shkon në 24 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë 68-vjeçarja

Para

Kosovarët nuk “tremben” nga koronavirusi, qeveria merr masat drastike: Nga 15 prilli parashikohet…

Para
Shkoi dy herë në spitalin e Fierit dhe gënjeu, 61-vjeçarja rrezikon mjekët, vetë ndodhet rëndë në spitalin Infektiv

Kosovarët nuk "tremben" nga koronavirusi, qeveria merr masat drastike: Nga 15 prilli parashikohet...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.