Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin për pezullimin e veprimtarive gjyqësore, Gjykata e Apelit në Durrës ditën e nesërme do të zhvillojë një seancë të thirrur nga gjyqtari Desart Avdylaj kundër OSHEE-së, ndaj së cilës kërkohet shlyerja e një dëmshpërblimi 2 milionë dollarë.
Në sallë burime bëjnë me dije se pritet të marrin pjesë rreth 30 persona ndërsa kjo bie në kundërshtim të hapur me rregullat dhe udhëzimet e lëshuara nga autoritetet shtetërore në kuadrin e shmangies së grumbullimeve.
Vendimi mësohet se është marrë në mungesë të transparencës, ndërkohë që nga ana tjetër zhvillimi i procesit rrezikon përhapjen e virusit korona.
Një vendim i tillë vjen në kohën kur OSHEE lajmëroi edhe uljen e rrogave të punonjësve të saj në varësi të shumës që merrnin por që arrinte deri në 30%.
Në 24 mars KLGJ vendosi të pezullojë punën në gjykata. KLGJ vendosi vetëm vijimin e seancave për masat e sigurisë pasi në çdo rast të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi parësore sigurisë së publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara. Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19”, shkruhet ndër të tjera në vendim..
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post