16:24 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DYSHIMET/ Po kthehej në vendlindje, si u vra rapsodi i njohur në Lezhë dhe miku i tij (VIDEO)

21:53 | 27/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DYSHIMET/ Po kthehej në vendlindje, si u vra rapsodi i njohur në Lezhë dhe miku i tij (VIDEO)

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, ku u vranë me armë zjarri Preng Simoni 55 vjeç dhe Kolë Murrani 58 vjeç. Kol Murrani ka qene nje rapsod i këngës folklorike i njohur në Lezhë e më gjërë. Kol Murrani dhe bashkëfshatari i tij Preng Simoni i kan banesat afër njëri-tjetrit në rrethinat e Lezhës në lagjen “Lalm i Ri”.

Kol Murrani së bashku me viktimën tjetër janë parë në orët e para të mëngjesit afër banesës së Kol Murranit. Siç duket dy viktimat kan udhëtuar së bashku drejt vendlindjes së tyre dhe në afersi të fshatit jan ekzekutuar me breshri kallashnikovi pasi ne vendngjarje është gjetur një sasi e madhe gëzhojash, kjo sipas burimeve policore. Familjarët e viktimave janë shqetësuar pas disa orësh, pasi nuk po mundnin të komunikonin në telefon me ta. Kjo ka bërë që djali i të ndjerit Kol Murrani të nisej menjëherë drejt shtëpisë në fshat, aty ku edhe zbuloi trupat e pajetë të të atit dhe bashkëfshatarit të tij Preng Simoni.

Afër vendit të ngjarjes është gjetur një motor i braktisur, që dyshohet se e ka lënë autori apo autorët e krimit të dyfishtë. Duke qenë se zona është teren shumë i thyer malore e me pyje të dendura, zona është pothuajëse e braktisur ndaj autorët e krimit e kan patur të lehtë të largohen nga vendi i ngjarjes pa u pikasur nga njeri. Sa i përket pistave të mundëshme që po hetohen jan disa.

Për hakmarrje pasi djali i vëllajt të Kol Murranit ne vitin 1997 është akuzuar për 2 vrasje dhe aktualisht vuan dënimin me burg të përjetshëm. Pistë tjetër e mundëshme është edhe ndonjë konflikt pronësie e njërit nga viktimat, i mbartur apo i çastit. Objekivi i sulmit mund të ketë qenë njëri nga viktimat por për të humbur gjurmët mund të jetë ekzekutuar edhe tjetri. Dyshime të forta ka edhe se vrasja mund të ketë qenë edhe e ndonjë konflikti të çastit pasi ajo zonë nihet për kultivimin e bimëve narkotike dhe se jan ekzekutuar nga kultivues te cilët mund të kenë përdorur tokat në pronësi te ndonjërit prej viktimave për mbjelljen e bimeve narkotike pasi tani është edhe koha e mbjlljes së tyre. Sipas burimeve policore pista që po heton policia e Lezhës është ajo për motive pronsie.

Dy viktimat nuk kanë patur precedent të mëparshëm penal.për këtë ngjarje jan shoqëruar disa persona por ende nuk ka asgjè konkrete rreth ndriçimit të kësaj ngjarje të rëndë. Në Qarkun e Lezhës kohët e fundit ka patur shumë ngjarje me vrasje dhe që ende jan pa autorë, ku më e bujshmja është ajo e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në qytetin e Rrëshenit. Ndër kengët e shumta që ka interpretuar i ndieri Kol Murrani bie në sy një videoklip ku i ka kënduar miqësisë shqiptaro-italiane duke i falenderuar për mikpritjen e fillimviteve 90-të që j’u është bërë shqiptarëve.

(FAX NEWS)

Etiketa: kol markajlezhe
Pas

Keni paqartësi për lëvizjen e lirë/ Ja rregullat që duhet të dini dhe si duhet të veproni

Para

Debati i vazhduar për shtimin e numrit të testimeve, Rama nuk surprizon: Kjo është humbje kohe

Para
“Po klinikat dentare a do të fillojnë të punojnë?”, Rama rreshton bizneset me rrisk të lartë

Debati i vazhduar për shtimin e numrit të testimeve, Rama nuk surprizon: Kjo është humbje kohe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

Verifikim 400 makinave të luksit, Tatimet: Janë blerë me të ardhura të padeklaruara

Netanyahu njofton eliminimin e kreut të Hamasit në Gaza

Bulqizë/Plagoset një minator në galeritë e kromit, dërgohet për mjekim në Peshkopi

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

Java e Kulturës Italiane në disa qytete të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.