Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sonte në lidhje me shtimin e numrit të testimeve ndaj Covid-19 të kërkuara nga opozita.
Kujtojmë se opozita ka ditë që e kërkon një gjë të tillë por Rama tha se ky debat është një humje kohe.
Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, ai tha se “unë e thashë dhe do e them që kjo nuk është çështje as e publikut, as e gazetarëve, as e politikanëve por e atyre që udhëheqin betejën në vijën e zjarrit dhe bëjnë strategjinë e kësaj lufte”.
“Është një debat i cili është humbje kohe përtej debatit të brendshëm në tryezën e ekspertëve. Të gjithë të tjerët nuk bëjmë asgjë tjetër bëjmë hipoteza tifozësh kur përgatisin një ndeshje në imagjinatën e tyre apo kur i japin këshilla nga shkallët lojtarëve apo trajnerit. Ajo që ka më shumë bazë është rezultatin e ndeshjes. Rezultati është shumë pozitiv. Numri i të vdekurve është shumë pak po t’i shohësh me sa mund të ishin nëse nuk do kishim bërë këto. Kemi një sistem shëndetësor tërësisht i relaksuar me ngarkesën në krahasim me sistemet e tjera. Këto të dyja e matin ndeshjen. Testimet janë debat dhe çështje e ekspertëve. Ata kanë treguar me fakte që kanë të drejtë dhe nuk kam pse dyshoj tek strategjia e tyre.
Kur rezultatet janë ato që përcaktojnë suksesin në kohë. Sa kemi të shtruar, sa në gjendje të rëndë, sa humbje jete janë në favor të tyre dhe unë u heq kapelen”, u shpreh Rama.