Rusia po bëhet dita-ditës vatra më e re koronavirusit në Europë ku numri i rasteve pozitive të rezultuara me Covid-19 është shumë i lartë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan rreth 11 mijë raste të reja.
Autoritetet ruse kanë raportuar rreth 50,000 raste në pesë ditët e kaluara. Këtë të enjte, zyrtarët shëndetësorë thanë se kishte në total 177.160 raste të konfirmuara, përfshirë 1625 humbje jete.
Specialistja kryesore e sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, Elena Malinnikova tha:
“Sot, ka shumë herë më shumë teste për infeksionin koronavirus sesa disa javë më parë. Një rritje në numrin e testeve të kryera do të tregojë në mënyrë të pashmangshme një rritje të numrit të të infektuarve. Nëse nuk kryeni teste, atëherë ne do të shohim dhe do të kemi vetëm raste të dukshme të sëmundjeve (të moderuara dhe të rënda). Rastet e buta dhe asimptomatike në këtë mënyrë nuk do të vihen fare në statistikë. Në Rusi, diagnostifikimi është bërë më aktiv në të gjithë vendin, dhe jo vetëm në rajonin e Moskës dhe Shën Petersburg”.