Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë një deklaratë të fortë ditën e djeshme gjatë një ligjëratë online, të cilën e ka mbajtur me studentët e Universitetit të Harvardit,
Ai ka paralajmëruar se Kosovës po i kanóset një rrézik nga Rusia duke theksuar se në tri vitet e fundit ishin dy tentativa për grusht shteti në rajon, të organizuara nga Rusia.
“Kosova rrezikon një tentim puci nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka pasur tensione të vazhdueshme politike, ndërsa vendi shkoi drejt caktimitt ë zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev ndërsa mali i Zi po ashtu disa muaj më parë është shoqëruar me rrezikim të stabilitetit politik për shkak të mosmarrëveshjeve mes qeverisë dhe opozitës.