Vrásja e një njeriu me ngjyrë në SHBA, nga vetë policia, që i vendosi këmbën në fyt, ka futur Amerikën në një përplasje të dhunshme, me qytetarë që kanë dalë në rrugë, dhe po djegin gjithccka që u del para.
Ndërkohë që vetë CIA po kryen hetime për ngjarjen dhe shtypi amerikan është duke kritikuar dukshëm punën e policisë së shtetit. Ka qenë ekonomisti Erjon Kërçuku ai që ka rikthyer në vëmendje ngjarjet e pak ditëve më parë në Tiranë, ku një i ri, student i arteve, u dhunua nga ana e policisë dhe po ashtu iu vendos gjuri në fyt e koka në asfalt.
“A e gjeni dot ndryshimin midis policit amerikan dhe atij shqiptar?? J’ua them une! Polici amerikan po perballet me nje hetim nga CIA amerikane per kete qe kreu, dhe me e keqja fare ai po “bombardohet” nga shtypi dhe populli amerikan.
Polici shqiptar jo vetem qe nuk po kalon asnje nga keto siklete, por besoj duhet patjeter te jete ngritur ndonje grade me siper, per kete qe beri”, shkruan Erjon Kërçuku.