Shtohen rastet me Covid 19 dhe në radhët e bluzave të bardha në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një mjek i qendrës shëndetësore numër 9 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që i janë bërë testime të gjithë stafit të kësaj qendre.
Po ashtu burimet bëjnë me dije se në këto momente është bërë dizinfektimi i të gjithë qendrës shëndetësore, ndërsa alarmi i krijuar ka qenë i madh.
Ndërkohë që kujtojmë se Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.
Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.
Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19. Ndërkohë që kujtojmë se veç Tiranës, raste të reja raportohen dhe në Sarandë e Lushnje, duke e skuqur sërish hartën e vendit.(E.K/Faxweb.al)