Deputeti Mysim Murrizi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në Fax News se nuk do ta votojë Reformën Zgjedhore bashkë me 11 deputetë të tjerë të grupit të tij parlamentar.
Murrizi tha në “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo se nuk mund të votojë një reformë pa plotësimin e tre kushteve të cilët edhe i tregoi ndërsa ka komentuar edhe propozimet e Lulzim Bashës sipas tij që kërkon një parlament me 50% gra.
“Hërë në një furrik herë në një furrik tjetër sikur po shpikin rraketa, ju drejtohem drejtpërsëdrejti gjithë ambasadorëve, të marrin një ligj të shteteve të tyre dhe ta detyrojnë parlamentin. Çfarë vote kanë Bylykbashi dhe Vasili në parlament, çfarë vote ka Monika, ata nuk na njohin neve. Aty janë votat e PS dhe 41 deputetë të opozitës. Ajo që parti që hoqi votat ka shkuar në PS në ’90. Ata bilbilushë që mendojnë se morën vendim si partia e punës është problem për ta. S’më bie ndërmend fare, ata fakti që bëjnë këtë i bën të pavlefshëm para syve të shqiptarëve. Të jeni të qartë, ti dhe qytetarët, 1 milion % i sigurt se nuk e votojmë. Ne nuk do të votojmë asgjë që miratojnë ata, unë dhe 11 deputetë të tjerë. Nëse Rama shkel moralin e blerjes së votës në parlament, si mund të mendosh të pengosh blerjen e votës së 3 milion zgjedhësve, kur ai blen votën në parlament.
Unë nuk jam politikan që më impresionon asnjë lloj ambasadae dhe ambasadori, nuk vij nga PPSH, nuk kam vjedhur. Nuk e votoj fare nëse nuk preket thelbi. 3 gjëra zgjidhin thelbin, ndryshimi i sistemit zgjedhor, vota e emigrantëve shqiptarë se nuk i blejnë dot më 20 mijë lekë emigrantët. E treta administrata zgjedhore që këta kërkojnë të vënë duart tek zgjedhjet. Këta hajdutë që bëjnë sikur mbrojnë zgjedhjet kur këta i kanë futur duart. Për ça dërdëllisin ambasadorët, të ngrohin vezët nëse nuk ndryshohet administrata zgjedhore. Çunat problematik nuk do të jenë nëpër qendra votimi por 50 metra më larg. Turp Lulzim BAshës që kërkon 50% gra në Kuvend, nuk shkojnë gratë me recetë në Kuvend le të shkojnë me votë sikurse kemi shembuj plot.
Hajdari është përfaqësuese shumë korrekte në atë tryezxë, nuk është distancuar në asnjë çast nga qëndrimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Hajdari nuk është bërë pis në këtë letër bakalli”, tha Murrizi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)