Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar sot pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të gjithë antarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që kanë votuar për prishjen e Tetarit Kombëtar.
Një nga përfaqësuesit e Aleancës, Ervin Goci u shpreh se kjo çështje do të ndiqet deri në fund.
“Ne kemi komunikuar publikisht pas atij akti kriminal që u bë në katër të mëngjesit në mënyrën që ju e dini shumë mirë dhe ku nuk është zbardhur asnjë e vërtet. Ne duam të dim sesi është e vërteta dhe ku shkelet madje kemi marrë ekipet më të mira dhe më të kualifikuar që ta zbërthejn nga ana juridike.
Sepse ne e dim që ajo natë ishte një akt dhune nuk kishte asnjë lidhje me zbatimine ligjit, ka ndodhur diçka e tmerrshme i cili ka shokuar jo vetë opinonoin kombëtar por edhe atë ndërkombëtar.
Kallzimi i sotëm i cili kap gjithë zinxhirin e vendim marrjes dhe do të denoncoj këtë mbivendosje që bën pushteti qëndror dhe ai lokal që merr disa përgjegjësi, që nuk i ka duke shpërdorur detyrën dhe duken na prishur pronën tonë të përbashkët.
Ne kosniderojmë që këshilli bashkiak nuk kishte asnjë lloj lidhje me këtë gjë ai është një vendim i KKT-së për leje ndërtimi dhe këshilli nuk ka asnjë të drejtë. Dhe nuk e njeh asnjë lloj ligji sesi kryeministria një ditë ia kalon një institucioni lokal” u shpreh Goci.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2987836467931751/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARDvpM2fRrFUDVV8piuTldmdP_4BmN8vDOBUStXVer3GEo0A64vOcGKLjE2I7rm7K6neJU-2non1iHEP&hc_ref=ARTXr0_y5nuSy38zNNL3xztOeyTmmek4mbHLeRA0AYXDmiU6qvuxfLc-y_nnjOcZwk8