16:50 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spar International rritje me 4.35%, domethënëse rritja në Shqipëri

16:53 | 08/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spar International rritje me 4.35%, domethënëse rritja në Shqipëri

Rrjeti më i madh botëror i supermarketeveSPAR International, pjesë e të cilit është edhe SPAR Albania, ka raportuar se ka arritur një nivel shitjesh prej 37.1 miliardë eurosh për vitin 2019, çka përbën një rritje vjetore prej 4.35%.

Në fund të 2019 SPAR kishte 13,320markete në 48 tregjet ku operon, në 4 kontinente, një rritje me 208 dyqane në krahasim me një vit më parë. Gjatë katër viteve të fundit, rrjeti SPAR është zgjeruar me 1.200 dyqane të reja. Marka debutoi në dy tregje të reja në 2019, në Kosovë dhe Armeni, duke e përforcuar edhe më tepër praninë e saj në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në 16 shtete të Evropës Perëndimore ku SPAR ështëi pranishëm, shitjet arritën në 62% të vlerës së xhiros globale të SPAR, ose më saktë 22.9 miliardë euro, duke shënuar një rritje me 3.57% krahasuar me një vit më parë. Me 7.2 miliardë euro të ardhura, SPAR Austria u konfirmua lider, me performancën më të lartë për të dhjetin vit radhazi.

Edhe SPAR Holanda shënoi një rritje të paprecedentë me 22.8%, indjekur nga SPAR Shqipëria, që u rrit me 19%.

Duke komentuar rezultatet e 2019-s, TobiasWasmuht, Drejtori Ekzekutiv i SPAR International tha: “Përballë konkurrencës së intensifikuar ndërkombëtare, marka SPAR arriti sërish rezultate të jashtëzakonshme. Rritja jonë e vazhdueshme, që në pesë vitet e fundit është vërtitur rreth 4.4% krijon një platformë të fortë për të ardhmen dhe tregon se strategjia jonë ‘Më Mirë Së Bashku’, vazhdon të sjellë një rritje të vazhdueshme. Që prej nisjes në 2015, kjo strategji, i ka rritur shitjet globale të SPAR me 21.4%”.

Duke komentuar performancën e SPAR gjatë katër muajve të parë të 2020 dhe impaktin e COVID-19,Wasmuht vijoi:“Avantazhi jonë unik si retailer global, u treguam të aftët’I bënim ballëimpaktit tëpandëmisë sëKoronavirusit në sektorin tonë nga Lindja në Perëndim, duke përdorur praktikat dhe qasjet më të mira të SPAR për të garantuar sigurinë e kolegëve dhe të klientëve tanë në çdo cep të botës. Si një grup, kemi punuar në mënyrë të palodhur për të siguruar furnizim të pandërprerë për qindra mijëra kolegët tanë të cilët vazhduan të plotësonin nevojat e komuniteteve ku shërbenin”.

Në këto katër vjet në tregun shqiptar, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit.

Në vetëm katër vite në Shqipëri,kompania arriti të hapë 58 markete dhe rreth 1200 vende të reja pune.

SPAR u shërben mesatarisht 19,489 klientëve në ditë dhe është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete të mëdha, si dhe i vetmi rrjet me dy të tilla në Tiranë. Në hipermarktetetInterspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës.

“Standardi i Spar Albania, është i tillë, që shërbime apo produkte të ndryshme ekskluzive tëSparInternational, paraqiten dhe ofrohen për konsumatorin shqiptar, në të njëjtën kohë kur ato paraqiten edhe për konsumatorin austriak, holandez, apo italian. Por Spar Albania, ruan gjithashtu balancën duke qenë i vëmendshëmqë çmimet për konsumatorin shqiptar të jenë sa më konkurruese dhe të përballueshme” – u shpreh Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e Spar Albania.

Pas

Hap kufijtë por me një kusht/ Nëse infektohesh gjatë qëndrimit, shteti ishullor merr përsipër shpenzimet mjekësore

Para

Akùzat për fálsifikimin e vulave, Prokuroria e Përgjithshme mbyll hètimet për kryebashkiakun.

Para
Prokuroria e Përgjithshme nis hetimin për kryebashkiakun socialist, kërkon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Akùzat për fálsifikimin e vulave, Prokuroria e Përgjithshme mbyll hètimet për kryebashkiakun.

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria prezanton prioritetet për luftën kundër kriminalitetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.