“Historia e Adriana Berishës është e vërtetë”, deklaroi një i ri që ka jetuar në Jetimoren e Shkodrës. Sipas Ervis Zefit, psíkologia Antonjeta Pero që i trònditi të gjithë duke thënë se rrëfimi i 27-vjeçares nuk është i vërtetë, nuk ka qenë atë periudhë tek shtëpia e fëmijës në Shkodër.
“E njoh Antonjetën, por jo personalisht. Ajo na thoshte se nuk merrem me kopílat e fëmijës së shtëpisë. Një psíkologe nuk mund të dalë e të flasë ashtu. Ajo nuk ka qenë asnjëherë e pranishme dhe nuk na ka folur për dhùnën apo për përdhùnimin”, tregon i riu për emisionin “Shqipëria Live”.
Ndër të tjera, tregon se ka qenë pranë Adrianës kur ndodhi ngjarja e tmèrrshme e dhùnimit. “Që në 2003 e deri në 2007-n kam qenë me të. Unë i di të gjitha gjërat që kanë ndodhur aty. Nuk heq as pikë e as presje nga historia e Adrianës. Në vitin 2003 kushtet nuk kanë qenë aspak të mira dhe ka pasur dhùnë nga personeli. 5 persona mund të kenë qenë të mirë, shumica e personelit dhùnonte psíkologjikisht dhe fizikisht. Na rríhnin, na linin me një këmbë”, tha i riu që jeton në Itali.
Në fjalën e tij, Ervisi ndryshoi vetëm faktin që e ngácmoi sèksualisht mësuesi i fesë islame duke thënë se në institucion ka pasur vetëm person të devotshëm.(A.M/Faxweb.al)