Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend me supelativa për punën e qeverisë së tij kundër krímit, që sipas tij ka qenë më e mira në të gjithë historinë e vendit. Sipas Ramës numri i krímeve në vendin tonë ka rënë, gjatë këtyre 7 viteve të qeverisjes së tij, dhe kjo është meritë e socialistëve.
Pjesë nga fjala e Ramës: Partia Socialiste është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar, dhe e dini se pse, se ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi, qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krímin si asnjëherë më parë. Kush e lufton seriozisht krímin, akuzohet pikërisht për punën e tij, kush përballet seriozisht me krímin merr baltë dhe merr goditje, pikërisht si bashkëpunëtor i krímit, kjo ka ndodhur kudo dhe në çdo vend.
Është fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën ndaj krímit, dhe nuk ka gënjeshtër më të madhe se gjysmë të vërtetat që iu tregohen shqiptarëve çdo ditë. Sigurisht që zerimi i vrásjeve dhe vëllavrásjeve është një përrallë me mbret, pasi nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar numrin e vrásjeve, edhe SHBA-të që e kanë kthyer në art luftën ndaj krímit, nuk i kanë zeruar as vrásjet dhe as kríminelët, dhe as policët e korruptuar. Vijon…