Digjet gjatë natës një makinë, pëson dëmtime edhe një tjetër në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen pavarësia Vlorë gjatë orës 03.10, ku ka marrë flákë një makinë tip Mitsubishi Pajero.
Makina është djegur në pjesën e parë të sajë, dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar.
Ndërsa ka pësuar dëmtime dhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë tip Opel. Pòlicia ka qenë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
”Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia.