Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në kuadër të një vizite dy-ditore ku gjatë ditës së sotme ka pasur një axhendë të ngjeshur me vizitat që ka bërë në zyrat e përfaqësuesve kryesor të politikës në vend.
Ndryshe nga çfarë ndodhi me takimet që pati me Fatmir Limajn, Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin ku nuk kishte shtrëngim duarsh, me Thaçin ka ndodhur e kundërta ndonëse ndodhi nëse mund të themi një incident.
Thaçi i zgjati dorën Ramës ndërsa ky i fundit e bëri dorën grusht. Presidenti bëri përpjekje për të gjetur dorën e shtrirë të Ramës, por ky i fundit nuk e hapi grushtin, teksa e kanë marrë të dy me të qeshor.
Takimi i Ramës në Kosovë vjen pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PD-së Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)