02:20 | 02/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pi birrë, mos më bie në qáfë të më pish rakinë”, Vjehrri qèlloi me thíkë dhëndrin e tij, si nisi shèrri në Devoll

19:21 | 29/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori plumb në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, Xhevahir Jonuzi me masa të forta sigurie drejt Traumës

Nëntë ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Devollin ku Andon Keco, tentoi të vrasë me thikë dhëndrin e tij Besmir Dervishi ndërkohë që momentalisht ndodhet në burg, vendim i dhënë nga gjyqtari i Korçës, Arben Lara.

Dëshmia e dhëndrit të tij, Besmir Dervishit ka rënduar pozitat e Kecos i cili ka deklaruar se kur është takuar me të vjehrrin e ka gjetur në gjendje të dehur dhe duke debatuar me të vjehrrën (gruan e tij), teksa sherri ka nisur pikërisht për pijen.

Ndërkohë që të njëjtin version për ngjarjen kanë dhënë edhe vjehrra e tij si dhe bashkëshortja gjatë marrjjes në pyetje nga hetuesit, argument i cili ka bindur gjyqtarin për të fajësuar Andon Kecon.

“Në datën 19 qershor 2020,më thotë nusja ime se ka ardhur babai nga Greqia dhe të shkojmë ta takojmë. Unë i kam thënë “dakord shkojmë. Pasi kemi mbaruar punë në fushë, kemi shkuar te shtëpia e vjehrrit tim Andon Keco rreth orës 11:30 apo 12:00. Kur kemi shkuar në banesë, aty pashë që vjehrri im kishte pirë alkool dhe po bënte debate me vjehrrën, Marjanën. Unë i kam folur që “Nuk është mirë të bëni debate” por Andoni më ka shpërfillur, pasi këtë gjë e bënte sa herë me mua duke më parë me shumë përçmim dhe jo si njeriun e familjes. Më ka pyetur “çfarë do pish” dhe unë i kam thënë se do pija një kafe dhe një raki. Vjehrri më ka thënë “mos më bjerë në qafë mua, më lër mua ta pi rakinë dhe ti pi birrë”. Unë më pas mora një birrë familjare pasi dhe vetë birrë më pihej.

I kam thënë Andonit që “është nxehtë dhe mirë është të mos pish raki, por të pish birrë”. Pastaj aty Andoni siç bënte zakonisht ka filluar të më ofendojë me fjalë të rënda. Dhe këto fjalë mi thoshte se sipas tij, unë kisha pirë dhe i krijoja probleme në familjen e tij. Në këto rrethana unë u ndjeva i fyer dhe i poshtëruar dhe thashë që një avaz ke ngaherë dhe e kam shtyrë. Aty u krijua një debat mes nesh dhe ishte prezent bashkëshortja ime, Livia, vjehrra Marjana dhe komshiu Blendi Keco dhe më pas ka ardhur dhe komshiu tjetër i quajtur Bedri, i cili u fut në mes për të na ndarë dhe mos krijuar debat.

Sërish Andoni aty më ka ofenduar. Nusja ime më thotë “lere” dhe unë ju afrova dhe e shtyva prapë dhe ai kishte marrë një thikë në dorë dhe me këtë thikë më ka goditur në bark dhe sy. Kur më goditi në bark dhe në sy aty ishin të pranishëm të gjithë personat që përmenda më lart. Më pas kam dalë jashtë dhe Andon Keco më ka ndjekur nga pas me thikë në dorë duke dashur të më godasë. Kam mbajtur me forcë portën e jashtme që Andoni të mos e hapte. Më pas ika rrugëve të fshatit dhe kam shkuar tek lokali i Sokolit, duke i thënë këtij të fundit që të më jepte telefonin dhe kam njoftuar policinë”, mësohet të ketë thënë Dervishi.

Etiketa: andon kecobesmir dervishiDevollvjehrri dhe dhendri
Pas

“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj Luca nuk i bindet policisë, del me duar në xhepa: Nuk më merr fytyrën një familje

Para

VIDEO/ Momenti ‘epik’ i takimit Rama-Thaçi, presidenti nuk e merr vesh kryeministrin dhe i plás të qeshurës

Para
VIDEO/ Momenti ‘epik’ i takimit Rama-Thaçi, presidenti nuk e merr vesh kryeministrin dhe i plás të qeshurës

VIDEO/ Momenti 'epik' i takimit Rama-Thaçi, presidenti nuk e merr vesh kryeministrin dhe i plás të qeshurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Jetëgjatësia në Korenë e Jugut ra për shkak të Covid për herë të parë që nga viti 1970

Atlanta/ Gruaja me flamur palestinez i vë flakën vetes jashtë konsullatës izraelite

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Shtëpia e Bardhë: Hamasi fajësohet për rënien e armëpushimit në Gaza

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e konventës republikane

Pesë mënyra për të thënë “jo” pa u ndjerë në faj

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Bizneset në Kosovë i thonë JO monedhës dy euro, Banka Qendrore del me rekomandim për qytetarët

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.