Kryeministri Edi Rama, si i akuzuari kryesor në gjyqin ndaj Becchettit, vazhdon ta ruajë konfidencialitetin, por Ministria e Financave e ka zbuluar të vërtetën e gjyqit ndaj Bechettit.
Qeveria e Edi Ramës e ka humbur gjyqin nga “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, pra, Francesco Becchetti dhe po bën gati pagesën e faturës 110-milionë euro.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar në mediat socliale duke publikuar një video të ministrit Ahmetaj, i cili zotohej në një studio televizive se qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë asnëj kokërr leku për gjyqin ndaj Bechetit.
Fevziu: Duhet të pagujë urgjent 140 mln dollarë Becchetit? Ahmetaj: Ça e keni këtë histori!? Asnjë kokërr leku nuk do të marrë! I sigurt për këtë!
“Edvin Hajduti dhe Arben Hajni ju marrin ju nga xhepat 110 milione euro per te paguar shkeljet e renda ligjore dhe urrejtjen e tyre personale ndaj Francesko Bechetit dhe Agon Channel, te cilin e mbyllen me force sepse denonconte vjedhjet dhe korrupsionin e tyre. Sb”- shkruan Berisha.