Analisti Ilir Kalemaj i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News e cilësoi situatën e krijuar në vend për Reformën Zgjedhore si një ‘furtunë në gotë’ që i leverdis mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.
Kalemaj tha se Rama po përpiqet që të fitojë në tavolinë në mënyrë të njëanshme, pasi sipas tij propozimet e reja për ndryshimet kushtetuese, ishin një piruetë e kryeministrit për heqjen e koalicioneve.
“Rama po përpiqet që të fitojë një fitore në tavolinë në mënyrë të njëanshme. Financimi i partive politike është në favor të mazhorancës, përdorimi i administratës po ashtë është në favor të mazhorancës. Së katërti ka arritur që gjatë këtyre viteve ta shkrijë krejt spekterin e majtë brenda saj. Nuk ka më parti të tjera majtas. Në këtë sens ai mundohet që të demotivojë palën tjetër, të mundësojë mos të ketë koalicion të palës tjetër të arrij të motivojë elektoratin e tij dhe të demotivojë palën tjetër. Motivimin e bën nëpërmjet duke i kërcënuar me vendin e punës, blerjes së votës.
Problemi është se njerëzit janë prirur nga e drejta për të zgjedhur, të ketë garë, të këtë zgjedhje, të ketë përafërsi në mënyrë që të zgjedhin populli. Ne kemi ngecur në parti klienteliste dhe karizmatike dhe nuk kemi parti programatik. Nuk mund t’u premtosh të gjithë njerëzve punë në shtet, sepse në fund do të përfundojmë të gjithë të ikin në Gjermani. Duhet të ketë një model tjetër zhvillimi, të ofrojnë një model të zhvillimit afatgjatë.
Ne prodhojmë më tepër politikë se konsumojmë, ka shumë teatër politik. Dramë, ku bëhet furtuna në gotë. Regjisori kryesor është Edi Rama. Kjo situatë e ditëve të fundit është një situatë e krijuar në gotë, që në fund vetë z. Rama e zgjidh këtë problem. Nryshimet e reja ishin një piruetë që nuk bëhej për listat e hapura, por për heqje e koalicioneve si dhe për rritjen e pragut elektoral dhe me këtë përdori opozitën parlamentare.”- Kalemaj.