Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke treguar udhëzimet sesi mund të udhëtohet nga Shqipëria drejt Italisë. Qytetarët duhet të bëjnë vetëdeklarimin që përmban disa pika kryesore, mes të cilave përfshihet fakti nëse kanë qenë të ínfektuar me Còvid-19 apo të karantinuar për 14 ditë.
Gjithashtu duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë mbi 37.5 gradë. Ky reagim vjen një ditë pasi guvernatori i Toskanës u ánkua për shifrat e larta të shqiptarëve me Còvid në këtë rajon.
Nga 16 të ínfektuar, 13 ishin shqiptar, ndaj i bëri thirrje Ministrisë që të nisë gjurmimin e rasteve dhe të hetojë kush hyn në Itali, në të kundërt do bllòkohen fluturimet direkte.