Fax News ka siguruar pamje të reja nga sulmi me armë që iu bë hotelit ‘Voloreka’, pak ditë më parë në zonën e Tushemishtit në Pogradec. Për ngjarjen Policia ka vënë në pranga 4 persona, që janë Ilir Berberi, Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq.
Berberi, i cili është një person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet dhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Pogradec, mendohet sipas policisë që të jetë dhe organizatori i kërij sulmi me armë, ndaj hotelit që është në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari.
Më heret Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armembajtje oa leje. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit të Ppgradecit Agron Gjyrezit.
”Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar “Driloni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
I.B., 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike). I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.