09:13 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do ndërrojë qasje Serbia ndaj Kosovës? Bizneset: Kemi humbur 50 milionë euro

07:28 | 02/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ndërrojë qasje Serbia ndaj Kosovës? Bizneset: Kemi humbur 50 milionë euro

Serbia ka nisur t’i numërojë humbjet shkaku i taksës 100 për qind të Kosovës ndaj produkteve serbe. Dëmi deri tash ka shkuar në 50 milionë euro. Bizneset në Beograd po ankohen te Qeveria për dëmet ekonomike. Këto janë shenja se Serbia mund të ndërrojë qasje ndaj Kosovës, të cilën e ka luftuar në të gjitha format në arenën ndërkombëtare në 20 vitet e pasluftës

Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ky vendim, bizneset në Serbi kanë nisur të ankohen duke thënë se për këto ditë kanë humbur jo më pak se 50 milionë euro.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës”

“Ekonomia e Serbisë mund të jetë e dëmtuar për 50 milionë euro për shkak të shtimit të taksës së Kosovës në 100 për qind në prodhimet nga Serbia e Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë Rasim Ljajic, ministër për tregti, turizëm e telekomunikacion i Serbisë.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se me aplikimin e taksës prej 100 për qind importi nga Serbia “defakto është ndërprerë plotësisht” dhe kjo më së shumti do t’i godasë ndërmarrjet e vogla e të mesme’

Sipas tij, ministrisë të cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës” në mënyrë që malli të hyjë atje, shkruan Express.

Por edhe bizneseve që e importojnë lëndën e parë nga Serbia e Bosnja, nuk po u paraqet problem masa mbrojtëse 100 për qind

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka treguar se bizneset kanë nisur menjëherë hulumtimin e tregut në vendet e tjera të rajonit dhe po i zëvendësojnë këto dy shtete.

Por, problem ka treguar se është paraqitur vetëm me grurin dhe hekurin.

Rukiqi ka shtuar se pjesa më e madhe e lëndëve të para janë të përcaktuara nga berzat ndërkombëtare, dhe në koston e produktit final, mund të ndikojë vetëm kostoja e transportit.

Ajo që po vërehet më së shumti deri me tash është se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre te Bosnjës ka kthyer vëmendjen e konsumatorit kosovar tek produktet vendore.

Kjo taksë ka nxitur edhe krijimin e platformave dhe iniciativave qytetare në promovimin e produkteve vendore të cilat deri më tani nuk kryesonin listën e shportës tone familjare.

Po ashtu, sipas disa të dhënave të publikuara, pas vendosjes së taksës ka filluar konsumimi shumë më i madh i produkteve vendore.

Vendimi për taksën nga Qeveria e Kosovës vjen pas fushatës së egër të Serbisë kundër Kosovës në politikën e jashtme.

Ndërkaq,  Bashkimi Evropian ka kërkuar reflektimin e institucioneve në Prishtinë si dhe heqjen e taksës.

Etiketa: biznesetserbiataksa
Pas

HOROSKOPI. 2 dhjetor 2018

Para

Parashikimi i motit, datë 2 dhjetor 2018

Para
A do të marrë fund “tortura” e motit?! Çfarë pritet të ndodhë nga data 27 maj deri në 1 qershor

Parashikimi i motit, datë 2 dhjetor 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.