Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pasur sot një bisedë me gazetarët ku ka folur lidhur me zhvillimet e ndryshme të aktualitetit, dhe atë që pritet të ndodhë në këtë sesion të ri parlamentar.
Lidhur me projektligjin për Teatrin Ruçi nuk preferoi që të kishte një koment duke thënë se ai nuk ishte atje në cilësinë e përfaqësuesve të mazhorancës, po në rolin e kreut të Kuvendit.
Ruçi tha se nuk bëhet fjalë për një shtyrje të kalimit të projektligjit në Kuvend, po vetëm disa ditë më shumë kohë për deputetët që të njihen me arsyetimin e Metës për mosprishjen e Teatrit.
‘’Unë nuk e di qëndrimin që do të mbajë mazhoranca për këtë çështje, po unë këtu jam në cilësinë e kreut të Kuvendit, dhe kam të drejtën e votës për këtë çështje. Le të presim datën përkatëse në parlament dhe të shohim dhe qëndrimin e deputetëve. Unë jam në mbështetje që ky projektligj që është kthyer nga presidenti të rishikohet, dhe deputetët të kenë gjithë kohën e nevojshme”, tha Ruçi.
(E.KFAXWEB.AL)
Discussion about this post