Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka folur edhe lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dekretimin në postin e Ministrit të Brendshëm, të Sandër Lleshit.
I ftuar në emisionin ‘FAKT’, Meta u shpreh se do të marrë kohën e duhur, pasi sipas tij PResidenti është përgjegjës për çdo firmë që hedh.
“Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur.
Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.
Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.
Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.
Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh”, u shpreh Meta.
Më tej ai u shpreh se nuk ka marrë ende anjë vendim.
“Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.
Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Nëse do të kishte firmë unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tua, do ta kisha bërë atë publike”, tha presidenti Ilir Meta.
Në vijim, ai u shpreh se askush nuk mund ta detyrojë Presidentin të dekretojë dikë në një post të tillë.
(B.B/ Faxweb.al)