Ministrja e Financave Deina Ibrahimaj gjatë konferencës me gazetarët është pyetur nëse po diskutohet për një paketë të dytë ekonomike pasi ditën e djeshme përfundoi mbështetja e paketës së parë prej 3 mijë lekësh për familjet në nevojë dhe pensionistët.
Ajo ka treguar planin e qeverisë, ndërsa tha se duhet të rishikohet buxheti, për të dalë më pas edhe me pajetën.
Ibrahimaj: Ne jemi në procesin e rishikimit të buxhetit dhe të analizës së të gjithë të dhënave sa i përket konsumit apo të ardhurave të disponueshme të familjeve. Në përfundim të procesit të rishikimit të buxhetit, do të dalim me paketën që pritet të vijojë për atë kategori biznesesh që realisht kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Ibrahimaj.