Kryeministri Edi Rama i cili së bashku 2 anëtarë të kabinetit të tij, Arben Ahmetaj, ministër i Rindërtimit dhe Anila Denaj ministre e Ekonomisë po mban një konferencë për mediat ‘Ekonomia në fokus’ ku deklaruan se do të rriten pagat për bluzat e bardha me 40 për qind dhe 15 për qind për arsimtarët.
Të pyetur nëse për pensionistët është menduar të ketë rritje pensioni vitin e ardhshëm ministrja Denaj është përgjgigjur shkurt:
“Ne deri më tani kemi ndjekur filozofinë ‘kush kontribuon më shumë fiton më shumë’, por jemi duke punuar edhe për të ulur dhe informalitetin në tregun e punës”, tha ajo, ndërsa kryeministri Rama ndërhyri për të të mos e lënë çështjen ‘si të prerë me thikë”.
“Do të jenë 26 milion dollarë plus për pensionet vitin e ardhshëm”, tha Rama i cili më së shumti e pati si një diktim për deklaratën e ministres.