Kryeministri Edi Rama iu përgjigj inxhinieres Luljeta Bozo, e cila kërkoi që edhe ata qytetarë që janë prekur nga tërmeti të mbajnë përgjegjësi dhe të ndihmojnë me fonde për rindërtimin e shtëpive.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama tha se edhe këtë herë çdo kosto do ta marrë përsipër shteti, por bëri të qartë se kjo do të jetë hera e fundit. Ai deklaroi se tani sigurimi i banesave do të jetë i detyrueshëm, çka detyron qytetarët të mbajnë përgjegjësi për shtëpitë e tyre.
“Ne nuk mund t’i bëjmë njerëzit të paguajnë, por duhet t’ua bëjmë të qartë që kjo është hera e fundit që shteti paguan të gjitha kusuret. Sigurimi i banesave duhet të bëhet i detyrueshëm. Ne nuk do të rimbursojmë më dëme që janë si rezultat i mosmarrjes së përgjegjësisë individuale.
Të githa banesat në këtë vend duhet të sigurohen. Kush nuk e ka banesën të siguruar, e merr përsipër vetë përgjegjësinë nëse i përmbytet, i digjet, etj.”, deklaroi Edi Rama.
(M. I./ Faxweb.al)