10:06 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të qëndrojë Reja në stolin Kuqezi? Zbardhen prapaskenat/ Tekniku dakort me 1.2 mln euro, por Duka frenon (E PLOTË)

20:06 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reja korigjon disa gabime, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen. Me shumë mundësi, sepse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi : “Jo, akoma nuk e kemi një marrëveshje”.

Por gjërat, të paktën deri mbrëmë kanë qenë në rrugën e duhur. Reja ka rënë parimisht dakord që të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë edhe për katër vitet e ardhshme me një pagë prej 25 mijë eurosh në muaj (1.2 milionë euro në total).

PRESIONI DHE “NDARJA” E PARË 

Edi Reja i lëshoi sinjale Dukës menjëherë pas Francës, ndonëse vinte nga dy ndeshje aspak pozitive: “Kam oferta të tjera, por dua të qëndroj”. Fjali që mund të interpretoheshin edhe si një mesazh se duhet të rishikojmë diçka në kontratë. Duka, që negociata ka bërë pa fund deri tani, jo vetëm që nuk e hëngri presionin e italianit, por kaloi edhe në kundërsulm.

Ditën tjetër, ai deklaroi publikisht se ishte i gatshëm të negocionte me Rejan, por deklaroi gjithashtu edhe se kishte ardhur koha që Kombëtaren të mund ta merrte një shqiptar. Jo vetëm kaq, por pranoi edhe se ishte lëkundur për 74-vjeçarin pas dy paraqitjeve të fundit të Kombëtares. Këtu palët pësuan një ftohje momentale, por i avantazhuari ishte Duka. Ky i fundit e mbajti pezull trajnerin për 48 orë shkruan “Panorama Sport”.

Pas ndeshjes me Francën, Edi Reja priste në Tiranë që të takohej me presidentin e FSHF-së, por Duka e la në pritje deri mesditën e të martës. Në këtë moment Reja mendoi se gjithçka mori fund dhe ai vetë, ose njerëz pranë tij hapën lajmin në median italiane se gjithçka ishte sfumuar.

TAKIMI NË MBRËMJE DHE DETAJET E KONTRATËS

Duka gjithsesi nuk refuzoi ta takonte trajnerin. Lënia në pritje të gjatë ishte vetëm një lojë nervash për ta zbutur italianin që të reduktonte kërkesat. Sidomos ato financiare. Kreu i FSHF-së është takuar me italianin dje në Durrës. Mësohet se Reja i kishte kërkuar një rishikim të kontratës aktuale, por Duka e ka refuzuar kategorikisht.

Duka

“Mbyllja nuk ishte nga më të mirat dhe skuadra ende nuk ka gjetur një balancë që të na bindë. Është një bast i rrezikshëm edhe për mua, më mirëkupto. Po të ofroj të njëjtat kushte që kishe, madje me besimin maksimal duke të të vënë në dispozicion 4 vite. Më shumë se kaq nuk mund të bëj. Ke pasur dorë të lirë gjithnjë, por mundësitë tona financiare këto janë”, mësohet t’i ketë thënë Duka.

reja duka

Reja ka pritur diçka më shumë nga ana financiare, por mësohet se ka kërkuar edhe staf shtesë. As kjo e fundit nuk është miratuar nga Duka, ndonëse ka lënë një spirale se ky kusht mund të rishikohet në të ardhmen. Reja i ka dhënë garanci se loja e Shqipërisë do të përmirësohet në mënyrë progresive, pasi ai e njeh shumë mirë skuadrën tashmë, por Duka gjithsesi nuk ia ka kursyer rezervat dhe pakënaqësitë për dy ndeshjet e fundit.

Burime pranë presidentit të FSHF-së bënë me dije se Reja nuk ka qenë fort dakord për kontratë 4-vjeçare. Jo vetëm prej moshës, por edhe prej stilit të tij të kahershëm të punës. Në fakt, italiani që kur shkeli në Shqipëri pati deklaruar se nuk firmoste kontrata afatgjata. Negociatat e djeshme dhe oferta e Dukës për 4 vite e kanë befasuar edhe vetë atë.

Etiketa: armando dukaedy rejakontratarinovimi i kontrates
Pas

FOTO/ Lista e shtrenjtë, babai befasohet nga dëshirat e 10 vjeçares për Krishtlindje

Para

Skandal/ Studentët e Filologjikut habisin me përgjigjet e tyre, “Lahuta e Malcis”e shkruar nga Migjeni dhe “Kronikë në Gur” nga Oscar Wilde (VIDEO)

Para
Skandal/ Studentët e Filologjikut habisin me përgjigjet e tyre, “Lahuta e Malcis”e shkruar nga Migjeni dhe “Kronikë në Gur” nga Oscar Wilde (VIDEO)

Skandal/ Studentët e Filologjikut habisin me përgjigjet e tyre, “Lahuta e Malcis”e shkruar nga Migjeni dhe “Kronikë në Gur” nga Oscar Wilde (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.