12:49 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

A do t’i kërkojë Bregu largimin Bashës po humbi zgjedhjet PD?

17:52 | 26/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do t’i kërkojë Bregu largimin Bashës po humbi zgjedhjet PD?

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, e ftuar në “Top-Channel” ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Bregu ka treguar pse është kritike me Bashën pas çdo disfate, si edhe ka folur për ata që i servilosen kryetarit.

Ajo ka thënë se ajo uron që PD t’i fitojë zgjedhjet dhe pranon se ka pasur një debat në parti mbi humbjen në zgjedhjet e Dibrës.

 INTERVISTA

Krasta: Nëse Basha nuk i fiton zgjedhjet dhe njëkohësisht nuk ndodhin disa gjëra të mira dhe të rëndësishme, ti do t’i thuash, në përfundim të procesit, do të gjesh kurajën për t’i thënë Basha ik?

Bregu: Ka pasur një debat të zhvilluar pas zgjedhjeve të Dibrës në Partinë Demokratike, i cili sigurisht u bë publik pastaj për ta qartësuar dhe për të hequr hijet e bëra unë po partë në Top Channel në një intervistë me Sokol Ballën dhe atë ditë kur diskutonim kam thënë një gjë në mbledhje të cilën nuk besoj se po bëj gabim që ta them këtu. Mund të ketë shumë njerëz dhe mund të ketë shumë zëra të cilët nuk mund të mos kenë besim ose që kanë besim dhe urojnë që PD të fitojë zgjedhjet, dhe ky është synimi i vetëm i një force politike. Pra, këtë radhë sigurisht për t’u përpjekur për një kauzë më të madhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por që sigurisht nesër të fitojë zgjedhjet. Unë nuk do të doja që të llogaritesha në grupin e atyre njerëzve që për hir të faktit se duan ose kanë në një axhendë personale, t’i lenë gjërat pa thënë duke pritur që të mund të ketë ajo rrëshqitja e këmbës që më përmende pak më parë në minutë të fundit, për t’i thënë kryetarit të partisë, – e sheh se çfarë ndodhi, sepse ishte faji yt, e kështu me radhë. Jo, çfarëdo qëndrimi të ketë qenë i imi dhe besoj i kolegëve të mi që të kemi shprehur ka qenë për të ndihmuar PD-në të jetë më e fortë dhe sigurisht, Lulzim Bashën të jetë një kryetar shumë më i mirë i PD. Asnjë qellim tjetër dhe asgjë personale. Unë shpresoj shumë që ky të jetë qëndrimi i të gjithëve.

Krasta: E di ai?

Bregu: Gjithsecili i bën llogaritë me veten….

Krasta: …E dinë ata rreth tij?

Bregu:…Këto janë gjëra që janë thënë publikisht. Nuk më shqetëson asgjë përtej atyre që kam bindjen. Unë dua që Partia Demokratike të mbetet partia më e madhe e investimit të shqiptarëve në këtë vend. Të gjithë kanë kontributin e tyre për të mbajtur Partinë Demokratike në këmbë. Por është investimi i shqiptarëve. Në rast se shqiptarët nuk do të ishin ngritur për të kërkuar ndryshimin e sistemit dhe në rast se shqiptarët nuk do të kishin qenë të parët për të kërkuar ndryshimin…edhe ajo protesta e datës 18 nuk ishin vetëm njerëz të PD. Madje e kam thënë dhe e përsëris, një parti, sidomos në këto kushte siç është opozita shqiptare, nuk do të ishte kurrë në gjende të bënte një protestë aq të madhe në rast se nuk do të kishte pasur njerëz që ta ndiqnin. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: lulzim bashaMajlinda Bregu
Pas

Rama për protestuesit e Zharrëzës: Jemi në krah të tyre, kemi rinegociuar kushtet e kontratës me Bankers e tërmetet kanë pushuar

Para

18-vjeçares i merr flakë iPhone 7 Plus, Apple nis hetimet menjëherë (FOTO)

Para
18-vjeçares i merr flakë  iPhone 7 Plus, Apple nis hetimet menjëherë  (FOTO)

18-vjeçares i merr flakë iPhone 7 Plus, Apple nis hetimet menjëherë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.