Pas takimit me delegacionin e Bashkimit Evropian, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Soicialiste Taulant Balla në një prononcim të shkurtër me gazetarët, tregoi se për çfarë ishte diskutuar.
Balla u shpreh se sa më shpejt të jetë e mundur presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës, Durrësit dhe të Vorës, që qytetarët të zgjedhin sa më parë kryebashkiakët. Balla po ashtu u theksoi se 30 qershori është një datë kushtetusë.
“Pjesë e këtij diskutim ka qenë edhe fakti që Presidenti për tre bashki, për të cilat mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikimet e Kushtetutës, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sa i përket Durrësit dhe Vorës jemi në kushtet e emergjencës civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar Presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje.
Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetueshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjecar, që përfundon më 2023. Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar”, deklaroi ai.
Ndërkohë i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Balla heshti për pak dhe mohoi qetësisht të ketë zgjedhje të parakoshme, duke u shtuar se ato të të jenë në qershor të 2021, ndërkohë zgjedhjet vendore do të mbahen në qershor të 2023.
“Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor të 2021, ato të përgjithshme, zgjedhjet vendore i bie të jenë në qershor të 2023. Nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Balla.
(M.Q/Faxweb.al)