02:42 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A i bëri Koka ”puç” Metës/ Balla shpërndau fotot e presidentit me subjektet e OFL-së, LSI ngre pikëpyetjen bombë: Kujt ia morën peng fëmijën, e di gjithë…

15:31 | 04/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A i bëri Koka ”puç” Metës/ Balla shpërndau fotot e presidentit me subjektet e OFL-së, LSI ngre pikëpyetjen bombë: Kujt ia morën peng fëmijën, e di gjithë…

Gjakrat mes presidentit dhe zërave nga mazhoranca duket se kanë arritur pikën e vlimit gjatë ditës së sotme, teksa po bëhet e zakonshme dhe një lojë me publikimin e fotove.

Ishte fillimisht këshilltari i Taulant Ballës, Besjan Ajazi ai që ka publikuar një foto të presidentit Meta në krah të Altin Hajrit dhe Xhevdet Troplinit, duke pretenduar se fotoja është realizuar në kompleksin Golden në Shijak, i cili u sekuestrua pak ditë më parë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.

Të dy këta persona, me të cilët Metën duket se i ka lidhur deputeti Lefter Koka, janë subjekt i ligjit OFL, edhe pse në Durrës kanë ushtruar prej vitesh aktivitetin e tyre si biznesmen, dhe kanë marrë pjesë edhe në fushata politike.

Pas publikimit të këtyre fotove ka reaguar dhe këshilltari i presidentit Meta, i cili duket se indirekt ka hedhur akuza në drejtim të Lefter Kokës, për të cilin është përfolur se Edi Rama i bën presion për një firmë që ka hedhur për ndërtimin e incerenatorëve në kohën kur ka qenë ministër.

”Ciu Ciu Tao Tao!

Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!

Por mos humb më asnjë sekondë!

Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!

Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!

Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës!

Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!

DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi”, shkruan Blushi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë që për ta përforcuar rolin e Lefter Kokës në këtë ”puç” që po tentohet ti bëhet Metës, ka menduar dhe këshilltarja Elona Guri.

Pikërisht ajo ka zbuluar dhe një detaj që nuk e kishim vërejtur në foton e parë, që është realizuar jo në kompleksin e Hajrave siç pretendon mazhoranca, por në lokalin e ish-ministrit që ka dalë nga radhët e LSI-së. Koka, pasi vendosi të mos digjte mandatin, mblodhi deputetët e tjerë që dolën nga listat në restorantin e tij që ndodhet në Durrës.

“Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.

Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.  

Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL,  mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë.

P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan Guri, që duket se nuk do të jetë reagimi i fundit për këtë çështje., pasi akuza e bërë në fund nga ajo është shumë e fortë. Rrëmbimi i një fëmije, për të cilin nuk dihen detaje, e që Guri e ka lënë, ndoshta jo pa shkak enigmë.

Presidenca e ka ftuar Ballën që ta çojë këtë foto në SPAK, duke qenë se në jo pak raste i ka dhënë këshilla falas këtij institucioni.

Lefter Koka me deputetet e opozites se re ne restorantin e familjes ne Durres
Meta dhe fotoja e pretenduar me Altin Hajrin
Lefter Koka, krah me krah me Xhevdet Troplinin
Ilir Meta dhe biznesmeni Xhevdet Troplini

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: fotot e metes me subjekte te oflmetameta hajri
Pas

VIDEO/ “Kishin shpërndarë gaz në shkollë”, nxënësit e helmuar në Fier tregojnë çfarë ndodhi: Po më merrej fryma, ishim në panik

Para

Tornadoja shkatërron plotësisht aeroportin, disa aeroplanë nuk janë gjetur fare

Para
Tornadoja shkatërron plotësisht aeroportin, disa aeroplanë nuk janë gjetur fare

Tornadoja shkatërron plotësisht aeroportin, disa aeroplanë nuk janë gjetur fare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.