Saimir Tahiri, dikur një nga ministrat më të sukseshëm të etiketuar nga Rama, tashmë qartazi është pozicionuar kundër tij. Këtë e tregoi dhe dje, kur Rama prezantonte platformën më të re të bashkëqeverisjes me qytetarët.
Edhe pse Saimir Tahiri do të merrte në këtë mënyrë edhe detyrën e re që i është caktuar, ai e ka lënë në baltë Ramën.
“Kemi caktuar një koordinator Kombëtar, Tahirin. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku. Ai do vërë në dispozicion të procesit eksperiencën e tij organizative. Do bëjë pikërisht këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do angazhohemi ne si qeveri dhe deputetë e të gjithë anëtarët. Si do bëhet kjo? Në fazën e parë do bëhet me fjalë, më pas me vepra.”, tha Rama.
Ndërkohë ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja pse ish-ministri i brendshëm mungoi gjatë prezantimit të plaformës.
Duhet thënë se përplasjet e Tahirit me Ramën kanë qenë të shumta kohët e fundit, saqë duket e afërt koha kur edhe publikisht Tahiri do të shprehet kundër liderit të tij. Tahiri ka munguar hera-herës edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS-së, po kjo e djeshme duket se është dhe goditja e parë publike e tij.
(E.K/SHUPLAKA)