Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e opozitës ka deklaruar se gjedhjet e 30 Qershorit janë nul dhe se dekreti i Presidentit nuk mund të hidhet poshtë nga parlamenti i mbushur sipas tij me narko-trafikantë dhe krimibnelë.
Berisha tha se vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë dekretine Presidentit, duke shtuar se ai mbetet në fuqi dhe i plotfuqishëm dhe këtë sipas tij e4 ka deklaruar edhe OSBE/ODHI-i.
“Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shpall nul nga ekspertiza e ODIHR-It, e cila ju tha të gjithëve përfshirë edhe ndërkombëtarëve se dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme dhe se ato nuk mund ti prekën Denarët e Partisë dhe narko-kolegji i partisë. Ato mund ti hedh poshtë vetëm Gjykata Kusghtetuese. Opozita vazhdon betejën e saj në deri në Laergimin e Edvin Kristaq Mafisë.
Në çmendurinë dhe paranojën e tij për pushtet ndërmerr aktin anti-kushtetues ndaj institucionit të Presidencës. Edi Rama do kalbet, të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Minimumi sipas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të.
Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i interesit kombëtar, i këtij kombi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi.
Dekretin e tij nuk e rrëzon parlamenti i horrave, kriminelëve dhe narkotrafikantëve, ato i shqyrton Gjykata Kushtetuese. Çdo lëvizje kundër kësaj është grusht shteti dhe do të përgjigjet një më një. Më të vendosur se kurrë të shkojmë drejt fitores. Ky popull këtu është në një betejë të shenjtë sepse nuk po lufton për karrigen e askujt, por për zgjedhje të lira. A e shikuat në Greqi, me këtë rast e përshëndes zhvillimet atje, brenda pak orësh u votua dhe doli rezultati”, tha Berisha.
Berisha u pyet se a është i kënaqur me aksionin dhe lëvizjet e Bashës, pyetje ndaj të cilës ai kishte këtë përgjigje: “Qindra mijëra protestues të ardhur nga i gjithë vendi nuk kanë ardhur për mua por për udhëheqësin e opozitës, unë ja ku jam këtu me ju. Ata duhet ta dinë se Edvin Kristaq Mafisë ju kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve, refuzoi sepse i ka minutat e numëruara”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/343584306561513/
(F.GJ/FAXWEB.AL)