”A ka njeri për kafe?”, kjo është pyetja e zakonshme që kushdo shqiptar do ta bënte. Por tingëllon ndryshe bërë nga moderatorja e njohur e ”Top Channel”, Arbana Osmani. Ajo është rehatuar së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, moderatoren tjetër të njohur Xhemi Shehu dhe pas syzeve shkrep këtë foto që ju shikoni. Kush nuk do donte të ishte pranë tyre, sidomos fansat që i ndjekin me kërshëri.
Xhemi Shehu pa mendje, Arbana Osmani me një buzëqeshje të madhe, por asnjë nga këto detaje nuk bie në sy sa libri mbi tavolinë.
”Receta për njerëzit që dua”, është libri me receta gatimi i vetë Arbanës, që me sa duket ka menduar ta konsultojë sërish me mikeshën e saj. Të kenë ndërmend ndonjë gatim special për fëmijët e tyre sot?(V.G/SHUPLAKA)