Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Drejtorisë së Tatimeve e tashmë Drejtoresha e Task-Forcës për bregdetin ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli për lejet e ndërtimi të dhëna.
Sipas saj është e papranueshme ndërtimi pakriter dhe i pakontrollueshëm bazuar këtu dhe në rregullat teknik minimal të bëra në bregdet. E në po të njëjtin status Shehaj i drejtohet shtetit dhe prokurorisë për një zgjidhe.
“Kjo është surpriza e rradhës për sezonin e ri veror në Vlorë. Shkon dhe shikon lejën e re që jep kryetari. Siii mundet siii në 2019 të ndërtohet një pallat i tillë ku nuk ruhet as distanca minimale nga pallati. Nuk hap dot më as dritaren se më hyn komshiu brenda, t’mos mendojmë pastaj që mund të hyjë një hajdut e të bëjë qejf në shtëpinë tënde përsa ti sjeton aty. A ka shtet, a ka prokurori ky vend t’i shohin këto masakra në mes të Vlorës. Apo duhet të themi faleminderit që na paskan lënë këtë tunelin që të futemi në shtëpi.” –shkruan Shehaj.
Ndërkaq duket se biseda ka vijuar më tej me një komentues i cili shprehet se si pjesë e Partisë Socialiste kjo është ajo çfarë kanë dashur, shteti i tyre.
Shehaj i përgjigjet komentuesit duke i thënë që i përket asaj race qytetarësh që kritikon gjithçka që duhet kritikuar dhe kur ka mundësi bën më të mirën, kur nuk ka, largohet.
Brisida ç’beri tezja me pallatet ne Sarande, arrite t’ja mbyllesh problemet e kredine ?