Doktori i VIP-ave, Skerdi Faria së shpejti do ”bëhet” me dhëndër. Ai ka postuar në Instagram bisedën me një djalë, i cili i ka kërkuar leje të lidhet me vajzën e tij Elenën, me shkrimin: “Të keqën babi, të ka ardhur fati në derë”.
Nuk është hera e parë që dr. Skerdit i vijnë kërkesa mblesërie për vajzën e tij të bukur. Dr. Skerdi, si gjithmonë, e ka pritur me shaka këtë kërkesë duke e pyetur nëse djali kishte lekë apo X6 për t’i bërë xhiro nga blloku. Vajza e ka “rrjepur” nga lekët, prandaj dhëndëri duhet të plotësojë kushtet e lartpërmendura.
Kujtojmë që Dr. Skerdi ka një marrëdhënie shumë të veçantë dhe të afërt me vajzën e tij. Elena nuk është vetëm e bija, por një shoqe, motër dhe bashkëpunëtore në punë.
Këtë e kemi kuptuar jo vetëm nga postimet e doktorit në Instagram, por edhe të Elenës. Bisedën e plotë mund ta ndiqni në postimin e mëposhtëm të Dr.Skerdit.